17 Janar 2025

Serbia liron oficerin e Policisë së Kosovës, Nehat Thaçi

Prishtinë, 1 nëntor - Drejtori i policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi, është liruar nga paraburgimi në Serbi ku ka qëndruar që nga fundi i muajit shtator.

Autoritetet serbe thanë se kanë pushuar hetimet kundër tij për siç ishte thënë veprën penale të \"terrorizmit\" në bazë të të cilave ishte arrestuar më 29 shtator në vendkalimin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Konçul, derisa po udhëtonte nëpërmjet Serbisë drejt Evropës perëndimore.

Atëbotë autoritetet serbe i caktuan masën e paraburgimit në bazë të një fletëarresti të Gjykatës së Lartë në Nish.

Prokuroria serbe e ngarkonte atë se në dhjetor të vitit 1999 kishte kërcënuar një familje serbe e cila më pas është zhvendosur nga Kosova, por familjarët thanë se nuk bëhej fjalë për të dhe pas kësaj hetimet pushuan.

Arrestimi i tij kishte nxitur shume reagime në Kosovë, ku parlamenti miratoi një rezolutë nëpërmjet së cilës kërkohej lirimi i i menjëhershëm i Nehat Thaçit dhe për këtë kërkohej edhe ndërhyrja e Bashkimit Evropian.

Autoritetet serbe kanë mbajtur gjykime në mungesë dhe kanë lëshuar urdhër arreste në disa raste për ish pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Autoritetet në Kosovë kanë kërkuar disa herë nga policia ndërkombëtare, që të mos merren parasysh fletarrestimet e lëshuara nga Serbia për qytetarët e Kosovës.

Kërkesat kishin pasuar disa raste të ndalimit nëpër aeroporte të pjesëtarëve dhe ish drejtuesve të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në bazë të fletarrestimeve të lëshuara nga Beogradi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)