Serbia fillon hetimet formale për varrezën masive
Beograd, 18 maj - Prokurorët e krimeve të luftës në Serbi i kanë filluar procedurat ligjore për zhvarrosjen e trupave të pajetë nga varreza masive ku besohet të jenë 250 shqiptarë nga Kosova.
Zyra e prokurorisë tha se i ka kërkuar gjykatës për krime të luftës të hapë hetime për varrezën e cila u zbulua afër kufirit me Kosovën, transmeton AP.
Deklarata thotë se hetimet në teren do të pasohen nga ekshumimet, autopsitë dhe identifikimi i viktimave.
Prokurorët serbë thonë se varreza masive mund të ketë rreth 250 trupa të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998-1999.