17 Maj 2024

Serbia e Rusia kryejnë ushtrime ushtarake pranë Kosovës

Beograd, 13 nëntor - Serbia dhe Rusia po kryejnë ushtrime ushtarake shumë pranë Kosovës në luftën kundër terrorizmit, në territorin serb, shumë pranë Kosovës.

Këto ushtrime ushtarake paraqesin rrezik mjaft të lartë, për shkak se Rusia së fundmi po shkakton tensione në disa vende dhe po ndjek një politikë ekspansioniste.

Pamjet dhe fotografitë e parashutizmit të forcaveushtarake ruse në territorin serb, pak kilomentra larg Kosovës janë publikuar në të njëjtën kohë kur forcat ruse raportohen se kanë hyrë në territorin e Ukrainës.

Njësiti i parë ushtarak rus që do të marrë pjesë në këtë ushtrim të përbashkët janë lëshuar me sukses në fushën e trajnimit në Nikinci, në Serbi, raporton televizioni shtetëror rus.

Pjesë të makinerisë ushtarake ruse tashmë kanë arritur në aeroportin ushtarak në Batajnicë.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj është përplasur disa herë më Ivica Daçiçin në OKB lidhur me këtë problem, duke thënë se Serbia po rrezikon territorin e shtetit të Kosovës. 


/Albeu/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)