Serbia duhet detyruar të tregojë varrezat ilegale
Prishtinë, 27 prill - Kryetari i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, Prenk Gjetaj kërkon që bashkësia ndërkombëtare t`i bëjë presion dhe të detyrojë Serbinë të tregojë vendndodhjen e varrezave ilegale.
Në një intervistë për Epokën e re se qeveria e Kosovës me krijimin e komisionit qeveritar, i cili i organizon e koordinon aktivitetet me institucionet e tjera profesionale, ka bërë çka është e mundur për këtë çështje.
Ai ka thënë se për Qeverinë e Kosovës çështja e të pagjeturve është një nga prioritet kryesore.
Deri më tani zhvillohet një dialog me komitetin ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, por kërkohet që këtij dialogu t`i japë infuzion bashkësia evropiane, që ta detyrojë Serbinë të tregojë për vendndodhjen e varrezave klandestine apo ilegale, ka thënë Gjetaj.