15 Janar 2025

Serbia do të përpiqet ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

Beograd, 5 gusht - Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se Serbia do të bëjë gjithçka që të pengojë anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

Gjuriq, në një deklaratë për TV PINK, ka thënë se Kosova përmes anëtarësimit në Interpol dëshiron ta vërtetojë sovranitetin e saj, kurse kjo, sipas tij, “do të shërbejë për përndjekjen e serbëve”, transmeton Telegrafi.

“Do të bëjmë çmos ta pengojmë këtë, siç e penguam anëtarësimin në UNESCO”, ka thënë Gjuriq. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)