16 Maj 2024

Serbia deri me tash ka arrestuar 5 shqiptarë të Kosovës

Prishtinë, 15 prill - Brenda 17 ditësh autoritetet serbe kanë arrestuar 5 qytetarë të Kosovës, përshirë këtu edhe dy policët që u liruan pas 48 orësh.

I fundit është Mark Koshnjeti, i arrestuar të shtunën në pikën kufitare në Merdar, gjatë kontrollit në anën serbe, shkruan sot Koha Ditore.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi, e ka cilësuar “edhe politik” arrestimin e kosovarit nga pjesëtarët e MUP-it serb të shtunën në pikën kufitare në Merdar, gjatë kontrollit në anën serbe. Rexhepi ka qenë shumë i shkurtër në reagimin e tij rreth këtij arrestimi.

“Tash e mora vesh (për arrestimin e Mark Koshnjetit) dhe reagimet janë të njëjta sikur edhe për rastet e tjera që kanë ndodhur dhe këtë ne e bëjmë në INTERPOL nëpërmjet EULEX-it. Këto janë arrestime edhe politike”, ka thënë ministri i MPB-së, Bajram Rexhepi.

Njëjtë sikur pas arrestimit të dy policëve kufitarë, të arrestuar më 31 mars dhe arrestimit të sindikalistit, Hasan Abazi dhe qytetarit Adem Murseli, më 28 mars, edhe të shtunën lajmin për arrestimin e Mark Koshnjetit, e ka dhënë ministri serb për Punë të Brendshme, Ivica Daçiq. Ai ka thënë se shqiptari kosovar “dyshohet për krime lufte kundër serbëve, të kryera në vitet 1990 në Kosovë”.

Arrestimet e shqiptarëve që dalin në Serbi nisën më 28 mars, kur u arrestua kryesindikalisti i Metalistëve të Kosovës, Hasan Abazi dhe Adem Murseli, në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë, në kufirin Kosovë-Serbi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)