Serbia arreston Zvonko dhe Zharko Veselinovic
Beograd, 21 dhjetor - Policia serbe ka arrestuar mbrëmjen e sotme dy kriminelët më të mëdhenj serbë të veriut të Mitrovicës, Zvonko dhe Zharko Veselinovic.
Mediat serbe bëjnë me dije se Veselinovic është kapur në territorin e Kopaonikut, me dyshimin se ishte angazhuar në aktivitete kriminale.
B92 ka mësuar se ai është aktualisht në rrugën për në Kralevë, ku do të zhvillohet një seancë dëgjimore para gjyqtarit përkatës.
Veselinovic u arrestua bashkë me të vëllain e tij, i cili gjithashtu dyshohet se ka kryer vepra të ndryshme kriminale.
Arrestimi i tij bëhet vetëm disa ditë pasi komandanti i KFOR-it deklaroi publikisht se Zvonko është një prej personave të dyshuar që ka shkaktuar trazira në veri të Kosovës.
Ai dyshohet gjithashtu se është koka e kontrabandës dhe kriminalitetit në veri. Në të njëjtën kohë Zvonko dyshohet se është edhe një prej personave që ka gisht në vrasjen e policit, Enver Zymberi në korrik të këtij viti