29 Dhjetor 2024

Serbia arreston dy policë të Kosovës në Merdare

Merdare, 21 mars - Dy policë të Repiblikës së Kosovës janë arrestuar sot nga policia e Serbisë në rajonin e Merdarit.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrit serb i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq i cili deklaroi për mediat venmdase se Shukri Bunjaku dhe Sami Beqiri ishin të armatosur me dy pushkë automatike, dy revole dhe aparaturë speciale për matjen e largësisë.

“Çfarë po kërkojnë ata në territorin e Serbisë qendrore dhe në bazë të çfarë marrëveshjeje ata kanë hyrë në territorin tonë”, ka thënë Daçiq, duke shtuar se Serbia nuk do të tolerojë akte të tilla.

Sipas Ministrit të Brendshëm të Serbisë, Ivica Daçiq, policët e Kosovës kanë bartur dy pushkë automatikë, dy pistoleta dhe pajisje speciale për matjen e largësisë, raportojnë mediat serbe.

Daçiq ka thënë se armët që kanë poseduar dy pjesëtarët e Policisë së Kosovës paraqesin shkelje drastike të marrëveshjes ushtarako-teknike, të nënshkruar në Kumanovë, më 1999.

Edhe Ministri i Punëve të Brendshëm të Kosovës, Bajram Rexhepi, ka konfirmouar arrestimin e dy policëve të Kosovës nga policia e Serbisë.

Rexhepi tha se janë duke marrë shpjegime se si ka ndodhur rasti. Deri tani janë duke i vërtetuar informacionet nëse policët kosovarë, të arrestuar, e kanë tejkaluar brezin e gjelbër të kufirit.

Rexhepi nuk dha më shumë detaje për rastin dhe tha se janë duke u marrë intensivisht për ta sqaruar rastin. Autoritetet policore janë të rezervuara për të dhënë informacione shtesë për rastin.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)