Serbia arreston Drejtorin e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi
Beograd, 29 shtayor - Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi, është arrestuar nga Policia e Serbisë në vendin Dheu i Bardhë, i cili ishte duke e kaluar kufirin Kosovë-Serbi.
Këtë e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cilitha se drejtori Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi ishte arrestuar mbrëmë në mesnatë, kur ai nuk ishte në detyrë.
Hoxha bëri të ditur se drejtori ishte në një udhëtim së bashku me shokun e tij, i cili kishte dashur ta kalojë Serbinë dhe të udhëtojë në një vend tjetër.
Hoxha shtoi se ende nuk kanë ndonjë sqarim nga ana e Serbisë. Ai tha se përmes EULEX-it do të komunikojnë për të kuptuar se ku qëndron arsyeja e këtij arrestimi.
Ndërkaq dihet se Nehat Thaçi ka qenë ish pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për të cilin Qeveria serbe ka lëshuar një urdhërarrest, për pjesëmarrjen e tij në luftën e fundit në Kosovë.