Serbi, vret me armë të birin, e më pas dhe 12 persona të tjerë
Beograd, 9 prill - Në vendin Velika Ivança, ndërmjet qyteteve serbe, Mladenovac dhe Topolla, një person me armë zjarri ka vrarë 13 qytetarë, gjashtë burra, gjashtë gra dhe një foshnjë.
Ai së pari vrau djalin e vet me të shtëna në kokë, Brankon, e më pas ka sulmin te fqinjët.
Ka hyrë me armë zjarri (të cilën policia serbe thotë se mbante me leje) në shtëpitë e 4 fqinjëve të tij. Në një familje ka vrarë një grua me profesion avokate, dhe vajzën e saj.
Pastaj ka vijuar tek familja Stekiç, ku ka vrarë 5 persona, për të vijuar në një familje tjetër, ku vrau dy kryefamiljarët.
Megjithatë nuk ka përfunduar me kaq, ai ka vijuar çmendurinë tek një tjetër tjetër, Jesiç ku u ka marrë jetën një nëne dhe birit të saj.
Pas kësaj, Ljubisha Bogdanoviç, 62 vjeç ka bërë përpjekje për të vrarë dhe veten.
Sipas medies serbe Blic, zona ndodhet në një shok nga të qarat dhe të bërtiturat e të mbijetuarve, që kanë parë me sytë e tyre vrasjen e të dashurve. Ekipet e hetimet kanë bllokuar të gjithë zonën dhe shtëpitë ku u vranë 12 personat.