Serbi: Gjashtë të arrestuar për rastin Tisa
Beograd, 2 mars - Policia e Serbisë ka arrestuar sot gjashtë persona që dyshohen se kanë drejtuar një rrjet trafikimi, i përfshirë në mbytjen e 15 shqiptarëve të Kosovës.
Viktimat humbën jetën në lumin Tisa në vitin 2009, gjatë përpjekjes për të kaluar në Hungari.
Policia tha se të dyshuarit kanë marrë nga disa mijëra euro për trafikimin ilegal të emigrantëve përtej kufirit të Serbisë.