22 Dhjetor 2024

Serbi, arrestohet “mbreti” i trafikut njerëzor

Beograd, 12 mars - Autoritetet serbe arrestuan dje Milivoje Zarubica-Puja, i ashtuquajturi mbreti ballkanas i tregtië së qenieve njerëzore. Në momentin e arrestimit, 45-vjeçari Zarubica përdorte dokumente të falsifikuara, nën emrin Zoran Papoviç.

Sipas policisë, nën këtë emër ai ka qëndruar në rajonin e Nishit dhe Leskocit, ku është marrë me shitjen e objekteve arkeologjike të gjetura në territorin serb.
    
Zarubica ishte arrestuar edhe në dhjetor të vitit 1999, kur gjatë një aksioni policor në  Reshnik, ishin gjetur 46 vajza nga Rumania dhe Moldavia, të cilat do të trafikoheshin, si edhe ishin konfiskuar 180 000 marka gjermane.
    
Policia ka ngritur kundër Zarubicës tre aktpadi, mes të cilave edhe për trafik të qenieve njerëzore. Ai ishte dënuar më parë me katër vite burg, por asnjëherë nuk e vuajti dënimin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)