22 Dhjetor 2024

Serbi, arrestohen 9 persona për krime lufte në Kosovë

Beograd, 13 mars - Policia në Serbi ka arrestuar nëntë persona të dyshuar për krime lufte. Të arrestuarit dyshohet se kanë qenë pjesëmarrës në për masakrën kundër më shumë se 200 shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999.

\'\'Të dyshuarit u përkasin njësive paraushtarake serbe “Cakali” ose kanë qenë rezervistë të policisë\'\', thanë burime pranë shërbimit të prokurorit serb për krimet e luftës, të cituar nga AFP-ja.

Ata dyshohen se kanë vrarë më shumë se 200 shqiptarë të Kosovës dhe se u kanë grabitur atyre edhe pasuritë në maj të vitit 1999, në fshatrat pranë qytetit të Pejës, në perëndim të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)