02 Maj 2024

Serbi, 3 ish-oficerë akuzohen për krime lufte në Kosovë

Beograd, 23 nëntor - Prokuroria për krime të luftës në Serbi i ka akuzuar tre ish-oficerë të ushtrisë, për vrasjen e së paku 46 civilëve shqiptarë të Kosovës, gjatë luftës në periudhën 1998-99.

Të tre ish-oficerët, përfshirë një pjesëtar të forcave speciale të policisë serbe, po ashtu, janë akuzuar për krime të luftës të kryera kundër civilëve shqiptarë në fashitin Lubeniq, afër Pejës, ka njoftuar dje Prokuroria e Serbisë, raporton AFP.

Ata janë akuzuar edhe për plagosjen e rëndë të 11 shqiptarëve të tjerë dhe zhvendosjen me forcë të grave, fëmijëve dhe pleqve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)