Serbët vazhdojnë të mbajnë të bllokuara rrugët në veri
Mitrovicë, 26 shtator - Serbët kanë vazhduar të mbajnë të bllokuara rrugët që të çojnë në pikat 1 dhe 31 në veri të Kosovës, ndërsa, KFOR-i ka shfrytëzuar helikopterët për të depërtuar deri në kufi.
Mediat serbe kanë njoftuar se serbët po bëjnë roje me orar në barrikadat e vendosura, ndërsa kalimi për në Serbi, po bëhet nëpërmjet rrugëve alternative, të cilat janë jashtë kontrollit të KFOR-it.
Sekretari i Serbisë për Kosovën, Oliver Ivanoviç, ka thënë se asnjë veprim i KFOR-it nuk do të mund t`i largojë barrikadat. Ai ka shtuar se çdo barrikadë e larguar me dhunë do të bëjë të mundur shtimin e barrikadave të reja.