14 Maj 2024

Serbët sulmojnë policinë e Kosovës, lëndohen 32 policë

Prishtinë, 28 qershor - Sot në orë e hershme të mengjesit serbët kanë sulmuar Policinë e Republikës së Kosovës duke gjuajtur me gurë dhe me gjera tjera te rënda, ku si pasoj e kësaj ka edhe policë të plagosur.

Pas largimit nga Kosova të dy autobusëve me serbë të cilët herët në mëngjesin e së enjtes kishin hyrë në mënyrë ilegale në Kosovë për ta festuar Vidovdanin, në Merdarë të Podujevës të njëjtit kanë sulmuar me gurë policinë e Kosovës me ç’rast janë lënduar disa policë....

Burime nga policia e Kosovës bëjnë të ditur se si pasoj e sulmeve nga ana e serbëve janë të lenduar 32 oficerë të policisë të cilët janë dërguar në Kliniken Emergjente në Qendren Klinike Universitare.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka konfirmuar se disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë lënduar përderisa po pengonin kalimin në Kosovë të një grupi serbësh te pika kufitare në Merdare.

Rexhepi ka theksuar se bëhet fjalë për lëndime të shkaktuara me gurë, që ky grup serbësh kishte hedhur në drejtim të policisë së Kosovës.

Ai ka deklaruar se kishte edhe të shtëna armësh, por nuk janë shënuar plagosje të pjesëtarëve të policisë nga këto të shtëna.

“E kemi kthyer një grup të njohur si Delije (simpatizantë futbolli të Cërvena Zvezdës), që njihen si nacionaliste dhe me atë rast janë lenduar disa policë, kryesisht bëhet fjalë për lëndime me gure”, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, ministri Rexhepi.

Sipas tij, janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri, por ato kanë qenë në anën e Serbisë.

Ky grup i pjesëtarëve serb që tentuan të futen në Kosovë besohet se kishte për qëllim pjesëmarrjen në festën serbe të Vidovdanit.

Mediat serbe ndërkaq njoftojnë se është sulmuar një grup i serbëve, që me autobus ishin nisur për në Gazimestan, për të shënuar festën e Vidovdanit.

Sipas njoftimeve, në shtëpinë e shëndetit në Kurshumli janë dërguar 13 të lënduar. Raportohet se grupin e serbëve e ka ndaluar Policia e Kosovës në vendkalimin kufitar në Merdare dhe është përpjekur që t’i kthejë prapa.

Mediat serbe, citojnë mjekun, Zoran Vuçkoviq të ketë thënë se dhjetë serbë kanë plagë nga armët e zjarrit, por nuk dihet nëse janë shkaktuar nga plumbat e gomës apo plumba të vërtetë.

“Në përgjithësi janë plagë të rënda, andaj janë dërguar në Kirurgjinë ne Prokuple”, ka thënë Vuçkoviq.

Nderkaq Policia e Kosoves ka bere te ditur se sot rreth orës 05:00 një grup prej afër 70 vetash, i paparalajmëruar i qytetarëve të nacionalitetit serb, pjesëmarrës të marshit të VIDOVDANIT janë mbledhur në afërsi të urës kryesore. Tre prej tyre kanë kaluar pengesat me gurë në urën kryesore dhe kanë filluar të ofendojnë policët në detyrë.
 
Policia me qëllim të qetësimit të situatës ka përdorur sprejin dhe ka larguar këta qytetarë në pjesën veriore të urës të cilët më pas janë kthyer në autobusët e tyre, për të vazhduar në drejtim të jugut në Mitrovicë.
 
Më pas të njëjtit autobus të paparalajmëruar janë ndaluar në Vushtrri nga zyrtarët policorë, pasi që gjatë lëvizjes së tyre kanë qenë agresivë dhe kanë provokuar qytetarët dhe policinë.
 
Pas ndalimit të tyre zyrtarët policorë kanë verifikuar këtë grup udhëtarësh dhe kanë kuptuar se janë shumë agresivë, në gjendje të dehur dhe kanë poseduar fanella me mbishkrime të ndryshme provokuese.
 
Ky grup qytetarësh kanë kryer veprën penale ‘Prishje të rendit dhe qetësisë publike’ dhe për këtë është vendosur deportimi i tyre jashtë territorit të Kosovës.
 
Rreth orës 06:35 policia po e kryente deportimin e tyre jashtë territorit të Kosovës dhe pasi që të njëjtit janë depërtuar nga territori i Kosovës ata kanë filluar të gjuajnë me gur dhe me gjësende tjera të forta në drejtim të zyrtarëve policorë të policisë kufitare të Kosovës.

Nga gurët dhe gjësendet e hedhura janë lënduar disa zyrtarë policorë të cilët kanë marrë lëndime kryesisht  të lehta dhe të njëjtëve u është ofruar tretman mjekësor.
 
Policia e Kosovës ka arritur ta menaxhojë situatën e sigurisë duke ua ndaluar hyrjen në territorin e Kosovës dhe momentalisht situata në pikëkalimin kufitar Merdare është e qetë.

Për shkaqe sigurie pikëkalimi kufitar për momentin është i mbyllur për qarkullim deri në një vendim tjetër.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)