08 Maj 2024

Serbët sërish bllokojnë EULEX-in në veri

Mitrovicë, 2 mars - Në orët e mëngjesit një grup i serbëve kanë bllokuar rrugët magjistrale për qarkullim në drejtim të pikës kufitari 31, Bërnjak, për më tepër se një orë, për të kundërshtuar lëvizjen e automjeteve të EULEX-it.

Një situatë e ngjashme e vendosjes së bllokadës në rrugë dhe kundërshtimit të lejimit të qarkullimit të konvojit të veturave të EULEX-it, është regjistruar rreth orës 09:55min, në fshatin Banov Do të komunës Zveçan.

“Rreth orës 08:30min, një numër i personave, rreth tridhjetë prej tyre, banor të Zubin Potokut, të tubuar në fshatin Zupq të Zubin Potokut, konsiderohet të kenë mbajtur bllokimin e rrugës magjistrale për qarkullim në drejtim të pikës kufitari 31, Bërnjak, për më tepër se një orë, pasi të njëjtit kundërshtonin lejimin e lëvizjes së automjeteve të EULEX-it në atë drejtim”, thuhet në njoftim.

Vetura e parë e EULEX-it, me personel të monitoruesve dhe prapa tyre edhe gjashtë vetura të tjera të EULEX-it dhe një maunë që ishin nisur në drejtim të pikës kufitare 31, janë ndaluar nga grupi i personave të strukturuar, të cilët kanë obliguar personelin e EULEX-it të kthehen prapa në drejtim të Mitrovicës.

Po ashtu edhe konvoji i EULEX-it, me gjashtë vetura, një maunë dhe një kamion, janë penguar dhe ndaluar për qarkullim në drejtim të Zveqanit, pasi konvoji po kalonte nga rruga lokale që lidhë komunat Zubin Potok dhe Zveqan.

Konvoji i EULEX-it, është ndaluar nga grupi i rreth 70 personave të cilët kishin vendosur automjete të ndryshme si formë të pengesave fizike në rrugë. Thuhet se nuk është regjistruar për incidente tjera, ndërkaq Njësitë policore të stacioneve përkatëse janë në vend të ngjarjes.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)