Serbët protestojnë nesër në Zubin Potok
Kryetari i Zubin Potokut, Stevan Vulovic tha për Tanjug se Policia e Kosovës u përpoq javën e kaluar, ndërsa ai ishte larg nga shtëpia, ti bëjnë ftesë për seancë gjyqësore të cilën e kishte thirrur prokurori i EULEX-it.
Një thirrje e ngjashme nga EULEX-i, nëpërmjet Policisë së Kosovës i është bërë edhe ish-kryetarit të Komunës së Zubin Potokut, Sllavisha Ristic, i cili gjithashtu nuk ishte në shtëpi.
Nga EULEX, nuk janë deklaruar se për çfarë janë të dyshuar Vulovic e Ristiq, raportojnë mediat serbe.
Protesta e qytetarëve serbë do të mbahet të hënën në Zubin Potok, në rrugën Kosovska Mitrovica dhe siç thuhet në deklaratën e organizatorëve, populli serbë do të shpreh mospajtimin me veprimet e EULEX duke vlerësuar se po shkelen të drejtat themelore të njeriut\".