Serbët protestojnë në Jarinë
Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, banorët serbë janë tubuar në vendkalimin kufitar në Jarinë, me anë të makinave.Kolona e automjeteve sapo ka arritur atje ka qëndruar rreth gjysmë ore, duke mbajtur të bllokuar qarkullimin Kosovë-Serbi dhe anasjelltas kufirin e Jarinjës.
Mësohet se nuk ka prani të shtuar të forcave të sigurisë afër Jarinjës, ndërkohë që ushtarët e KFOR-it kanë vëzhguar situatën nga kampi amerikan, që ndodhet në afërsi të Leposaviçt.
Me këtë protestë, ata kanë thënë se duan tiu tërheqin vëmendjen negociatorëve se nuk do të pranojnë zgjidhje kundërkushtetuese për Kosovën.
Pos qytetarëve të rëndomtë, në protestë janë të pranishëm edhe përfaqësues të serbëve të veriut, në mesin e tyre Kërstimir Pantiq.
Thaçi dhe Daçiq takohen të martën në Bruksel, për rrethin e tetë të bisedimeve, të cilat kanë për qëllim normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.