Serbët protestojnë kundër operacioneve në veri të Mitrovicës
Kryetari paralel në veri të Mitrovicës, Kerstimir Pantiç ka deklaruar sot se qytetarët serbë po protestojnë për të kundërshtuar operacionet në veri ndërsa ka paralajmëruar institucionet kosovare dhe ato ndërkombëtare se nuk dëshirojnë të integrohen në ashtuquajturat institucione të Kosovës.
Nuk ka forcë që do të na gjunjëzojë dhe ne do të qëndrojmë të qetë deri në realizmin e kërkesave tona, ka thënë Pantiç.
Protesta është duke u zhvilluar e qetë, ndërsa po ndiqet nga Policia e Kosovës dhe karabinierët italianë.