Serbët protestojnë kundër kthimit të shqiptarëve në gjykata
Prishtinë, 25 gusht - Rreth 80 serbë, që konsiderohen të jenë ish- punëtorë të gjykatave, kanë protestuar sot sërish për një orë para portës hyrëse të objektit të gjykatave të qarkut dhe asaj komunale në veri të Mitrovicës.
Sipas zëdhënësit të policisë në Mitrovicë, toger Besim Hoti, ata kanë kundërshtuar paralajmërimet për marrjen e këtyre gjykatave nga institucionet e Kosovës, si dhe kthimin e gjykatësve shqiptarë në këtë vend.
Nuk është shënuar ndonjë incident gjatë kësaj proteste, ndërkohë që pjesëtarë të Policisë së Kosovës të stacionit veri në Mitrovicë, kanë monitoruar këtë protestë për së afërmi.