14 Maj 2024

Serbët përleshje me KFOR-in në veri

Mitrovicë, 1 qershor - Tensionet kanë shpërthyer sot në mëngjes në veriun e Kosovës, ku janë dëgjuar sirena dhe krisma armësh.

Situata është tensionuar pas bllokadave të vendosura nga KFOR në rrugët që shpiejnë nga Zveçani për në fshatin Rudare dhe në lokacionin e njohur si “Dudin Krsh”.

Sipas raporteve të mediave serbe, bëhet e ditur për tre persona të plagosur nga armët e zjarrit, që janë dërguar në Spitalin e Mitrovicës.

Pas aksionit të KFOR me qëllim të heqjes së barrikadave në këtë zonë, serbët në këtë zonë të veriut janë alarmuar përmes sirenave që të nisen drejt Rudares dhe Zveçanit, për të penguar KFOR-in për heqjen e barrikadave.

Mediat serbe raportojnë për persona të plagosur nga armët e zjarrit, që janë dëgjuar në disa drejtime. Forcat e KFOR-it kanë lejuar ndihmën e shpejtë që të futet në disa zona, për shkak të personave të plagosur.

Në Zveçan akoma janë të lëshuar sirenat që thërrasin qytetarët në barrikada, ndërsa në qytetin e Mitrovicës dhe në disa pjesë janë dëgjuar edhe krisma armësh.

Mësohet se KFOR ka përdorur gazë lotsjellës për të shpërndarë turmat serbe, të cilat janë përleshur me trupat ushtarake.

KFOR gjithashtu edhe në urën e Ibrit që çon drejt Zveçanit kanë vendosur tela me gjemba dhe kanë bllokuar qarkullimin të këmbësorëve dhe makinave.

Në pjesën veriore po vijojnë të fluturojnë helikopterë të forcave të KFOR-it, ndërsa situata vazhdon të tensionohet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)