Serbët përleshen mes vete për heqjen e barrikadës së fundit
Leposaviq, 23 shkurt - Një përleshje fizike ka shpërthyer midis dy grupeve serbe për shkak të heqjes së një barrikade që gjendet në territorin e Serbisë në afërsi të Leposaviqit.
Mediat serbe kanë raportuar se rreth 10 persona të pauniformuar kanë ndërhyrë pas mesnate pranë barrikadës së ngritur në rrugën Rashkë – Leposaviq në territorin serb, për të hequr atë, mirëpo ata kanë hasur në rezistencën e kujdestarëve të barrikadës, të cilët ishin strehuar në një tendë të improvizuar.
Siç raporton indeksonline, agjentë të BIA-s kanë qenë personat që kanë hequr barrikadën, mirëpo ata nuk janë mirëpritur nga ana e banorëve lokal serb.
Vetëm disa metra larg në brendi të territorit të Kosovës, tërë konfliktin e kanë ndjekur trupat ushtarake të KFOR-it.