14 Maj 2024

Serbët paralajmërojnë "hapa radikalë"

Mitrovicë, 25 maj - Në veri të Mitrovicës janë tubuar edhe sot disa qytetarë serbë, për të shprehur, siç kanë thënë, presionin në rritje ndaj komunitetit të tyre.

Përfaqësuesi i serbëve të Mitrovicës, Kërstimir Pantiç, ka shprehur kundërshtimin e fuqishëm ndaj institucioneve kosovare.

“Nëse flasim për ndonjë institucion, ajo është administrata e UNMIK-ut, që është formuar në bazë të marrëveshjes së qeverisë së atëhershme dhe presidentit të atëhershëm të Jugosllavisë, zotit Vojisllav Koshtunica”, ka thënë Pantiç.

Ai ka përmendur sërish njërin nga shkaqet e organizimit të protestës, që është arrestimi i Jovica Milkoviçit, duke thënë se nëse ky i fundit nuk lirohet deri të hënën, serbët do të marrin “hapa më radikalë”.

Millkoviç është arrestuar ditë më parë nën dyshimin se ka marrë pjesë në një grup që ka dëmtuar pasurinë e policisë së Kosovës dhe ka penguar në ushtrimin e detyrës zyrtare.

Serbët kanë paralajmëruar protesta të përditshme në veri. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)