18 Janar 2025

Serbët paralajmërojnë bllokimin e pikave kufitare

Mitrovicë, 4 tetor - Shoqata e familjeve të të rrëmbyerve dhe të vrarëve serbë në Kosovë të viteve 1998 – 2000, me një deklaratë për shtyp sot e kanë informuar NATO-n, KFOR-in, UNMIK-un dhe EULEX-in se së shpejti do t’i bllokojnë plotësisht pikat kufitare në Merdare, Jarinje dhe Konçul.

Kjo sipas tyre, derisa “të dashurit e tyre nuk lirohen dhe t’u kthehen familjeve të tyre”, shkruan radio kontaktplus.

Ata kritikojnë bashkësinë ndërkombëtare për atë që siç thonë ata, nuk e gjykojnë sjelljen e institucioneve në Prishtinë, të cilët “me sjellje të papërshtatshme dhe kërcënimet e shëmtuara të arresteve bllokojnë punën e drejtorit te Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, dhe ia bëjnë të pamundur kryerjen e detyrave në territorin e Kosovës”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)