Serbët paralajmërojnë bllokimin e Jarinjës
Leposaviq, 17 dhjetor - Biznesmenët serbë kanë paralajmëruar se gjatë ditës së sotme do të bllokjnë doganën në Jarinjë, pasi sipas tyre institucionet e Kosovës kanë shkelur marrëveshjen për menaxhimin e integruar të kufirit.
Protesta do të mbahet nga ora 10:00 deri në orën 12:00 dhe se gjatë asaj kohe, do të lejohen të kalojnë vetëm mjetet me prioritet .
Serbët nga veriu i Kosovës kërkojnë që të mos paguhet dogana për mallrat e dedikuara për veriun e Kosovës pasi për këtë ata kanë marrë garancione nga qeveria e Serbisë.