Serbët paralajmërojnë bllokim e rrugës Mitrovicë-Rashkë
Mitrovicë, 15 gusht - Përfaqësues të të ashtuquajturave ndërmarrje shoqërore nga territori i Leposaviqit, Zubin Potokut, por edhe të Shtërpcës kanë paralajmëruar bllokim të rrugës Mitrovicë-Rashkë.
Millomir Peroviq, anëtar i Këshillit të protestës ka deklaruar për mediat serbe se përfaqësuesit të ndërmarrjeve shoqërore sërish do ta bllokojnë rrugën të premten nga ora 10:00 deri në orën 13:00.
Nga e marta, 20 gusht, nëse nuk do të ketë asgjë të re atëherë do ta bllokojmë rrugën 24 orë, ka thënë ai, duke shtuar se qeveria e Serbisë u ka borxh punëtorëve të këtyre ndërmarrjeve shtatë paga.