Serbët paralajmërojn bllokada në veri
Mitrovicë, 10 shkurt - Anëtarë të Këshillit të Sindikatës të fabrikës Lola Fot në Leshak, kanë paralajmëruar për të hënën dhe të martën bllokadë të magjistrales Rashkë Mitrovicë, përkatësisht në Jarinjë nga ora 12:00 deri në 14:00.
Sipas anëtarëve të Këshillit, bllokada dy orëshe do të zgjasë dy ditë, dhe nëse deri atëherë nuk zgjidhet problemi i tyre, bllokada do të jetë 24 orëshe.
Arsyeja e një vendimi të tillë për bllokadë të rrugës nga ana e këtyre punëtorëve, është mos marrja e pagave të tyre për disa muaj.
Ndryshe, bllokada që ka qenë e paraparë të ndodhë sot në mesditë, është shtyrë për nesër, meqë njerëz nga Beogradi nuk kanë mundur ti vizitojnë këta punëtorë sot.