Serbët ngritin edhe një barrikadë në Lagjen e Boshnjakëve
Lagja e Boshnjakëve është një vendbanim i banuar me shqiptarë, serbë dhe boshnjakë dhe rruga ku është vendosur barrikada është një prej rrugëve që lidh Mitrovicën e veriut me atë të jugut.
Barrikada në Lagjen e Boshnjakëve është e para e vendosur brenda ndonjë qyteti në veri, që kur disa serbë lokalë nisën bllokimin e rrugëve më 10 dhjetor.
Barrikada, sot gjatë natës, janë vendosur edhe te Kërrshi i Dudës, rrugë që çon për në Jarinje.
Barrikadat e vendosura në veri të vendit po vazhdojnë të qëndrojnë aty, ndërsa pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak mbesin të mbyllura për shkak të sigurisë.
Serbët lokalë që 18 ditë kanë ngritur barrikada në veri, në shenjë pakënaqësie me arrestimin e ish-policit serb të Kosovës, Dejan Pantiq.