Serbët në veri vendosin kryq në barrikada
Prishtinë, 3 gusht - Serbët në barrikadën në Rudarë të komunës Zveçan kanë vendosur mbrëmjen e së martës një kryq me një lartësi prej shtatë metrash.
Organizatorët e barrikadës theksuan se ky kryq i vendosur prej metali, i vendosur në këtë rrugë kryeosre Mitrovicë Rashkë, do të shenjtërohet nga peshkopi i Arqipeshkvisë së Rashkës- Prizrenit, Teodosij.
Ata kanë theksuar se do të vijojnë barrikadat deri në kthimin e situatës se para 25 korrikut, kur ndërhyri policia speciale e Kosovës në dy pikat kufitare në veri të Kosovës. Ndërkaq për barrikadata reagoi edhe shba-ja.
Vendimi që do të marrë Beogradi gjatë ditëve të ardhshme do të ketë ndikim të madh në eurointegrimet e Serbisë, vlerësoi zëvendës ndihmësi i sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Thomas Countryman\".
\"Në këtë kontekst, ai përkujtoi se BE-ja së shpejti duhet të marrë vendim lidhur me kandidaturën e Serbisë. Countryman theksoi se EULEX-i dhe KFOR-i kanë mandate konkrete, që nuk janë politike.\"
Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç, tha se qetësimi i situatës në Kosovë është nevojë urgjente, ashtu sikurse dhe kthimi në tavolinën e bisedimeve.
Duke folur para Komitetit për Politikë të Jashtme të Austrisë, Daçiç tha se Serbia bën thirrje për një kompromis të drejtë, që do t`i kënaqte të dyja palët.