Serbët në veri preferojnë ilegalitetin
Prishtinë, 9 mars - Kryetarët dhe këshilltarët komunalë serbë nga Mitrovica veriore, Zveçani, Zubin Potoku e Leposaviqi janë mbledhur në një kuvend të përbashkët në Zveçan duke i shmangur kolegët e tyre shqiptarë.
Kurse qëndrimet politike të prezantuara u ngjasojnë pozicionimeve që vite me rashë në këtë pjesë të vendit kanë bërë kuvendet e dikurshme ilegale.
Takimi pa këshilltarët shqiptarë i kryetarëve dhe asamblistëve serbë nga katër komunat veriore, shihet si një sinjal për mbajtjen e veriut nën tensione.
Ende pa u formuar Asociacioni i Komunave Serbe, katër komunat nga veriu i vendit kanë dhënë sinjale shqetësuese për Qeverinë e Kosovës, duke prezantuar qëndrime unike kundër formimit të Forcave të Armatosura të Kosovës dhe duke kërcënuar autoritetet ndërkombëtare me sabotim.
/tribuna/