Serbët në veri paralajmërojnë sërish bllokim të rrugëve
Mitrovicë, 21 dhjetor - Biznesmenët srebë të veriut kanë vendosur që tre herë në javë për dy orë do të bllokojnë të gjitha rrugët që çojnë në veri të Kosovës. Ky vendim është marrë pas një takimi të zhvilluar të enjten në darkë.
Ata do të protestojnë për problemeve të shumta që kanë dalë pas zbatimit të marrëveshjes së menaxhimit të integruar të kufijve, do të jenë e hëna, e mërkura dhe e premtja.
Strukturat ilegale në veri kanë urdhëruar po ashtu edhe drejtuesit e të gjitha organizatave shoqërore, fakulteteve dhe shkollave të mesme, që gjatë kësaj kohe ti lënë të lirë punonjësit, studentët dhe nxënësit, në mënyrë që numri i protestuesve nëpër pika të caktuara të jetë sa më i madh.