10 Maj 2024

Serbët në veri mobilizojnë "shtabet e krizës"

Mitrovicë, 13 prill - Komunat veriore të banuara me shumicë serbe janë përforcuar më tej nga forcat e Policisë së Kosovës, më skatësisht me forcat speciale ROSU. Këto përforcime kanë ardhur nga të ashtuquajturit përfaqësues të shtabeve të krizave.

Sipas kryetari ilegal të Leposaviqit, Dragisha Vasiq ditët e fundit është vërejtur lëvizje intensive e njësitit special ROSU, gjë që ka brengosur edhe qytetarët. Vasiq është edhe komandant i shtabit të krizës atje.

“Ata me automjete patrullojnë përgjatë rrugëve magjistrale, gjë që serbët e shohin si provokim dhe si mundësi që sërish të ketë ndërhyrje i kësaj njësie intervenuese e cila me dhunë në korrik të vitit 2011 tentoi ta merr veriun”, ka thënë Vasiq për agjencinë Beta.

Ai ka përsëritur se serbët ‘me asnjë çmim’ nuk do të pranojnë integrimin në sistemin juridik të Kosovës.

Vasiq ka theksuar se tentimi i integrimit me dhunë mund të “sjellë pasoja të paparashikueshme” dhe ka shtuar se në atë rast askush nuk do të mund ta kontrolloj popullatën

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)