Serbët në veri hedhin fletushka kundër KFOR-it
Mitrovicë, 25 tetor - Një numër i serbëve të rebeluar, të cilët janë duke qëndruar pranë barrikadës në fshatin Jegenicë të komunës së Zubin Potokut, kanë hedhur të hënën mbrëma fletushka në drejtim të ushtarëve të KFOR-it, përmes të cilave porosisin ata që ti braktisin armët dhe të shkojnë në shtëpitë e tyre.
Serbët janë këtu në tokën e tyre, duke ruajtur familjet dhe nuk janë duke kërcënuar askë. Dëshmoni se jeni pacifistë, e jo fashistë, shkruan në këto fletushka.