Serbët më rrugë tjera alternative për Serbi
Serbët kanë hapur afër pikës kufitare që kontrollohet nga trupat e KFOR-it në veri të vendit, një rrugë alternative për të mundësuar qarkullimin për në Serbi.
KFOR-i ka mbyllur njërin nga kalimet kufitare afër portës 1, por serbët kanë tentuar ta rihapin një pikë tjetër për kalim për makina të vogla dhe këmbësorë, thotë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.
Zyrtarët e KFOR-it kanë thënë, një ditë më parë, se janë duke kërkuar zgjidhje për këtë problem.
Situata e sigurisë në veri, sipas policisë, vazhdon të jetë e qetë, por e tensionuar.
Deri tash nuk është hequr asnjëra nga bllokadat rrugore, të cilat janë vendosur në gjashtë pika të ndryshme duke pamundësuar, kështu, qarkullimin e automjeteve nga jugu në veri të vendit.