Serbët, kujdestari 24 orë në barrikada
Mitrovicë, 6 tetor - Në barrikadat e vendosura në rrugët kryesore në veri të Kosovës, pjesëtarë të komunitetit serb kanë vendosur tenda, kanë instaluar rrymën brenda tyre, kanë vendosur televizorë dhe po ngrohen me ndezjen e drurëve.
Mediat serbe njoftojnë se në këto barrikada, kujdestaritë po organizohen në ndërrime gjashtë-orëshe.
Barrikadat janë ngritur nga pjesëtarë të komunitetit serb, në shenjë kundërshtimi me vendosjen e policëve dhe doganave të Kosovës, duke e cilësuar këtë veprim si provokim të situatës.