Serbët kthejnë KFOR-in mbrapsht në veri të Mitrovicës

Mitrovicë, 1 nëntor - Një konvoj i përbërë prej dhjetë automjeteve të KFOR-it është ndaluar para në barrikadën afër shkollës teknike në veri të Mitrovicës dhe nuk është lejuar të qarkullojë në drejtim të Leposaviqit.
Dy kamionë grekë të KFOR-it me artikuj të ndryshëm ushqimorë, nën përcjelljen edhe të shumë hamerave amerikanë, janë ndaluar te barrikada nga ana e serbëve dhe pas bisedimeve të cilat kanë zgjatur rreth pesë minuta, KFOR-i është zbrapsur në drejtim të urës kryesore të Ibrit.