Serbët kalojnë natën jashtë në Jarinjë
Jarinjë, 5 dhjetor - Serbët e veriut nuk i ka penguar i ftohti dhe shiu për të kaluar natën në pikën kufitare të Jarinjës.
Sipas mediave serbe, përmes letrave dërguar presidentit Tomislav Nikoliq dhe kryesminitrit Ivica Daçiq, ata kanë kërkuar spjegime në lidhje me marrëveshjen e Brukselit.
Një ditë më para me dhjetra serbë protestuan të martën në Jarinjë duke penguar punëtorët të cilët po punojnë në rregullimin e pikës kufitare.