14 Maj 2024

Serbët gjuajnë me armë në Mitrovicë

Prishtinë, 28 maj - Të shtënat me armë automatike, të cilat janë dëgjuar në Lagjen e Boshnjakë në veri të Mitrovicës, kanë shqetësuar banorët shqiptarë dhe ata jo serbë të kësaj pjese të qytetit problematik.

Ata thonë që është gjuajtur drejt tyre dhe janë bërë nga objekti i quajtur \"Vojni remont\" të cilat kanë zgjatur deri në orët e mbrëmjes.

\"Nga plumbat janë goditur telat e linjës elektrike të cilat janë në një lartësi më të ultë sesa çatia e shtëpisë time, andaj them se plumbat janë orientuar në drejtim të shtëpisë\", ka thënë Fatmir Beqiri, banor i kësaj lagjeje për \"Kosovapress\".

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës Besim Hoti: \"Ka pasur të shtëna gjatë një ceremonie të dasmës, por ato nuk kanë qenë të drejtuara ndaj askujt\", ka thënë Hoti, duke shtuar se deri tani nuk është arrestuar askush, ndërsa ngjarja është evidentuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe armë mbajtje pa leje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)