Serbët e veriut sërish në protestë
Mitrovicë, 22 shkurt - Serbët e veriut kanë protestuar sërish sot kundër marrëveshjes së IBM-it. Sipas policisë ata janë mbledhur në rrugën Mitrovicë - Leposaviq për rreth një orë por nuk kanë bllokuar rrugën.
Në një prononcim për Indeksonline, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti tha se protestuesit janë ndarë në mënyrë të qetë.
Një grup i qytetarëve serb janë mbledhur në Rudare, në rrugën Mitrovië- Leposaviq, ata janë mbledhur për të shprehur paknaqësinë e tyre kundër marrëveshjes së IBM-it. Megjithatë protesta e tyre ka përfunduar e qetë, ka thënë Zaiti.