Serbët e veriut protestojnë kundër marrëveshjes Kosovë - Serbi
Mitrovicë, 22 prill - Serbët e Mitrovicës së veriut kanë përfunduar protestën e tyre kundër marrëveshjes së bërë mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas kryetarit paralel të komunës së Zveçanit Dragisha Milloviq, qeveria ka tregtuar për punën e datës dhe e ka hequr Serbinë nga Kosova dhe Metohia.
Në protestë ka pasur një numër të madh të qytetarëve serb.
Serbët kanë filluar të tubohen në sheshin Shmuadia. Besim Hoti, zëdhënës rajonal i Policisë në Mitrovicë, ka deklaruar se për të përcjellë mbarëvajtjen e kësaj protestë janë duke u përkujdesur zyrtarët e Policisë së Kosovës.
Në afishet e vendosura nëpër veri thuhet se, nën oraganizimin e komunës veriore të Kosovës e Metohisë, do të organizohet protestë e popullit serb.
\"Veriu i Kosovës e Metohisë mbetet nën Serbi\", thuhet në afishe. Protesta do të mbahet sot në sheshin Shumadia në veri të Mitrovicës.