Serbët e veriut pritet të hapin sot rrugët për KFOR-in
Mitrovicë, 27 tetor - Serbët e veriut të Kosovës pritet të lirojnë sot rrugët që kanë bllokuar, por vetëm për KFOR-in.
Strukturat paralele të tre komunave të veriut, pas takimit të zhvilluar ditën e mërkurë kanë marrë vendim që të respektojnë thirrjen e presidentit serb Boris Tadiç, raporton agjensia serbe e lajmeve Tanjug.
Në përputhje me vendimin e Kuvendit të komunave në veri të Mitrovicës, ne do të respektojmë rekomandimin e presidentit të Serbisë Boris Tadiç, dhe menjëherë do të sigurojmë furnizimin normal të njësive të KFOR-it, thuhet në deklaratën e lëshuar nga strukturat paralele.
Me këtë nënkuptohet qarkullimi i trupave të KFOR-it nëpër rrugët tokësore të veriut, por bazuar në planin tonë konkret."
"Në takimin e sotëm me përfaqësuesit e KFOR-it dhe organizatave të tjera ndërkombëtare, ne kemi paraqitur një plan që lejon lëvizjen e njësive të KFOR-it në veri të Kosovës, thuhet më tej në deklaratë.