Serbët e veriut përsëri me barrikada

Mitrovicë, 10 dhjetor - Serbët e veriut të Kosovës kanë ngritur përsëri barrikada të reja në hyrje të pikës kufitare Jarinje në veri të republikës së vetëshpallur.
Kjo sipas mediave serbe ndodhi pas ardhjes atje të doganierëve dhe policëve kosovarë.
Banorët e fshatrave serbe përreth u përpoqën të vazhdojnë ngritjen e barrierave, por u penguan nga policia lokale.
Ministri serb për çështjet e Kosovës Goran Bogdanoviç theksoi kotësinë e ngritjes së barrikadave.
Bile më tepër se kaq, sipas fjalëve të tij, veprime të tilla mund të çojnë madje dhe në përplasje midis serbëve të Kosovës dhe policisë së Serbisë.
Komunikacioni nëpër pikat kufitare Jarinë e Bernjak ende është i penguar pasi që qytetarë në meszonë po e bllokojnë rrugën
Ndërmjet Rudnicës e Jarinës gjenden pengesa nga trungje drurësh nëpër të dy korsitë.
Në Bërnjak nuk ka barrikada, por një numër i vogël qytetarësh nuk lejojnë kalimin e automjeteve, njoftojnë medie serbe.
EULEX thotë se kalimi nëpër pikat kufitare është i lirë. Automjetet para këtyre pikave drejtohen nëpër rrugë alternative. Një numër qytetarësh serbë edhe mbrëmë e kanë kryet të ashtuquajturën kujdestari nëpër pika të kalimi.