Serbët e veriut paralajmërojn bllokimin e rrugëve të tjera
Mitrovicë, 31 korrik - Serbët lokalë në veriun e Kosovës, që e kanë bllokuar rrugën magjistrale Mitrovicës - Leposaviq, kanë paralajmëruar bllokimin e rrugëve të tjera në këtë pjesë të Kosovës, nëse personave të arrestuar Sllobodan Repiq dhe Zharko Veselinoviq, nuk u mundësohet që të mbrohen në liri, njoftojnë mediat serbe.
Rruga në fshatin Rudarë edhe mëtutje mbetet e bllokuar.
Të Hënën në Rudarë, pjesëtarët e misionit EULEX dhe të policisë së Kosovës i kanë arrestuar personat Sllobodan Repiq, lidhur me plagosjen e një serbi që punonte në Zyrën e qeverisë së Kosovës në Mitrovicë, në Dhjetor të vitit 2012, dhe Zharko Veselinoviq, për shkak të armëmbajtjes pa leje.