Serbët e veriut kanë liruar rrugën Mitrovicë-Zveçan

Prishtinë, 8 shtator - Mëngjesin e sotëm serbët e veriut të Kosovës kanë liruar mëngjesin e sotëm rrugën Mitrovicë-Zveçan, që po mbahej e bllokuar për një kohë të gjatë.
Ndërkohë, mediat serbe raportojnë se rruga Mitrovicë-Rashkë ende po mbahet e bllokuar.
Serbët kanë vendosur të protestojnë sot para Gjykatës së Qarkut, kjo pas deklaratave të fundit se gjykata në veri do të fillojë të veprojë në mbikëqyrjen e institucioneve të Kosovës