Serbët e veriut bllokojnë sërish rrugët
Mitrovicë, 14 shtator - Serbët në veri të Mitrovicës kanë bllokuar gjatë orëve të vona të natës rrugën kryesore në Lagjen e boshnjakëve, përkatësisht rreth 100 metra përtej urës lindore mbi lumin Ibër.
Sipas Kosovapress serbët kanë vendosur thasë me rërë duke bërë të pamundur qarkullimin e të gjitha automjeteve në këtë drejtim, kjo për të kundërshtuar deklaratat se pikat kufitare do të administrohen nga institucionet e Kosovës duke filluar nga data 16 shtator.
Sipas mediave, serbët janë duke organizuar bllokada të ngjashme gjatë natës nëpër disa pika në drejtim të Jarinjes dhe Bërnjakut.