Serbët e veriut bllokojnë EULEX-in

Mitrovicë, 22 maj - Pas bastisjes së shtëpisë së kriminelit Veselinoviq, banorët e fshatit Dolan afër Zveçanit, në veri të vendit kanë bllokuar rrugën ndaj EULEX.
Hpja e saj është bërë e mundur pas bisedave të kryetarit ilegal të Zveçanit, Dragisha Milloviq, me banorët e këtushëm dhe pjesëtarët e EULEX-it, të cilat kanë zgjatur rreth gjysmë ore.
Një demonstrim i tillë i forcës çfarë kanë aplikuar sot pjesëtarët e EULEX-it ndaj banorëve serbë të fshatit Dolan, për ne është krejtësisht i pa pranueshëm, ka thënë, mes tjerash, Milloviq.
Sipas tij, kjo është demokracia dhe drejtësia e tyre për të cilën ata flasin.