Serbët dëmtojnë objektin e kishës ortodokse
Mitrovicë, 26 korrik - Policia raporton për një rast të dëmtimit të pronës të një kishe ortodokse në rr. Kolubarska në Mitrovicën e Veriut.
\"Raportohet se shtatë të dyshuar të mitur, gjashtë meshkuj serb dhe një mashkull goran, kanë dëmtuar objektin në ndërtim e sipër të kishës ortodokse serbe\", thuhet në njoftimin e policisë.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, kurse nuk raportohet për të arrestuar.