Serbët bllokojnë sërish rrugët në veri të Kosovës
Zubin Potok, 19 maj - Dhjetëra banorë edhe biznesmenë serbë kanë bllokuar edhe sot rrugën Zubin Potok-Ribariq.
Policia rajonale në Mitrovicë bëri të ditur se bllokimi i rrugës është bërë në shenjë kundërshtimi ndaj arrestimit të fundit të Jevro Panteliq, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në krim të organizuar.
Kreu i Shoqatës së biznesmenëve të Zubin Potokut, Ratomir Bozhoviq, ka thënë se rruga nuk do të zhbllokohet deri në lirimin e Panteliqit.
Policia ka bërë të ditur se një grup serbësh kanë bllokuar sot edhe urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, për tu solidarizuar me biznesmenët e Zubin Potokut.