28 Dhjetor 2024

Serbët bllokojnë sërish rrugët

Mitrovicë, 29 shkurt - Qarkullimi i makinave të Eulex-it në pjesën veriore të Mitrovicës ka bërë që grupe serbësh të nisin bllokimin e disa rrugëve në veri.

Madje në shenjë proteste lidhur me këtë çështje rreth orës 13.00 të së mërkurës serbët kanë zhvilluar një protestë tek ura e lumit Ibër.

Sipas policisë, kundërshtimet e serbëve lokalë kanë nisur gjatë ditës së djeshme ku rreth 50 persona tek vendi Zupç kanë mbajtur të bllokuar për një orë rrugën magjistrale Zubin Potok-Bërnjak, duke penguar në këtë mënyrë lëvizjen e automjeteve të EULEX-it në atë drejtim.

Dy vetura të EULEX-it janë kthyer prapa në drejtim të Mitrovicës derisa rruga ishte e bllokuar. Policia njofton se situatë e ngjashme e pengesave në rrugë ka vazhduar edhe në disa rrugë të tjera të veriut.

Zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Besim Hoti, njoftoi se një veturë e EULEX-it është ndaluar për qarkullim në drejtim të “Kodrës së Minatorëve” përmes rrugës në afërsi të “Tre rrokaqiejve”.

Sipas Hotit ndalimi është bërë nga një grup prej pesëmbëdhjetë personash të cilët kishin vendosur një pengesë fizike në rrugë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)